Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u përballën mbrëmë në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB.
Mbledhja e thirrur nga Serbia lidhur me ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë u transmetua drejtpërdrejt si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi. Mirëpo, transmetimi direkt në Serbi u ndërpre në momentin kur kryeministri Kurti e mori fjalën.
Lidhur me këtë reagoi këshilltari i zëvendëskryeministrit, Klisman Kadiu. Ai ka thënë se Aleksandër Vuçiq është në panik e frikë të madhe përballë Republikës së Kosovës. Ndërsa, situatën me transmetimin e ka përshkruar si censurë.
“Në Serbi, e kanë ndalur transmetimin atëherë kur ka nisur fjalën kryeministri Kurti. Kaq për lirinë e mediave e të informimit në Serbi. Censurë. Për të ardhur keq që serbët atje nuk kanë mundësi të dëgjojnë mbi realitetin e të vërtetat”, ka shkruar Kadiu.