Shaqiri mirëpritet nga tifozët e klubit Basel

Xherdan Shaqiri, i cili është rikthyer në ish klubin e tij FC Basel, u prezantua mbrëmë para tifozëve.

“Përshëndetje shikues, përshëndetje Basel”, tha Shaqiri. Ai ka shtuar se Bazeli ishte opsioni i vetëm i tij. “Vetëm Bazeli dhe askush tjetër”, ishin fjalët e Shaqirit për mijëra tifozë që e pritën me ngrohtësi.

Cani Travel

Edhe mediumi i njohur zviceran Blick, ka shkruar për rikthimin e Xherdan Shaqirit te FC Basel dhe pritjen që i është bërë nga tifozët e klubit.

Blick njoftoi se fanella e Shaqirit me numrin 10-të po del të jetë më e shitura në ditët e fundit.