SHBA: Suksesi i negociatave Kosovë-Serbi, prioritet i SHBA-së

„Suksesi i negociatave të Brukselit është prioritet absolut për SHBA-në“, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price. “Ne jemi të kënaqur që liderët e Serbisë dhe Kosovës do të takohen në Bruksel si pjesë e një dialogu të ndërmjetësuar nga BE. E mbështesim plotësisht këtë dialog. Besojmë se të dyja palët e përdorin këtë mundësi për të çuar përpara bisedimet e tyre për normalizimin e marrëdhënieve. Ky është prioriteti ynë. Ne dëshirojmë të shohim progres dhe zbatimin e marrëveshjes”, deklaroi Price.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit shtoi se deklarata e presidentit Aleksandar Vuçiq se ai nuk mbështet vendosjen e bazave ushtarake të askujt në Serbi apo askund në Ballkanin Perëndimor, është një hap në drejtim të ruajtjes së “sovranitetit të Serbisë dhe integritetit të saj territorial”.

Cani Travel

“Këto janë vendime sovrane të Qeverisë së Serbisë, por ne kemi thënë se nuk mund të ketë marrëdhënie normale biznesi me Rusinë dhe se vendet duhet të vazhdojnë të flasin qartë dhe të veprojnë në mbështetje të partnerëve tanë në Ukrainë”, tha Price.