Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg tha se shpreson përmirësimin e situatës në rajon. “Inkurajojmë të gjitha palët që të largohen nga retorika nxitëse”, theksoi Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
Sipas tij, „KFOR-i është atje për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë.“
“Prezenca e 4000 ushtarëve në rajon dëshmon përkushtimin e NATO-s për ruajtjen e sigurisë dhe paqes atje. Vetë prania e trupave të NATO-s ndihmon ne deeskailimin e situatës, në rast nevoje ne mund të zbarkojmë në rajon dhe mund të rrisim praninë tonë atje, për të parandaluar çdo lloj përshkallëzimi të situatës dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë. Kjo është detyrë e nevojshme dhe e domosdoshme e NATO-s”, tha, mes tjerash, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka falënderuar sot në Bruksel Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për angazhimin e tij për paqen e stabilitetin në Kosovë e më gjerë. Ai nënvizoi kontributin e NATO-s për rritjen dhe zhvillimin e FSK-së për t’u aftësuar në rolin e paqeruajtësit në rajon dhe botë. Ndërsa vizioni i Kosovës, sipas tij, është anëtarësimi në këtë aleancë.
“Kemi vizion të qartë që të anëtarësohemi në NATO, ndërsa si hap të parë në ‚Partneritet për Paqe’”, theksoi kryeministri Kurti.
Kryeministri Kurti foli edhe për sfidat me të cilat po ballafaqohen institucionet e Kosovës, veçmas ato të sigurisë në veri. Ai tha se institucionet dhe qytetarët e vendit duhet të jenë të përkushtuar që të evitojnë agejndat ruse në rajon.
“Kemi shtet demokratik të Kosovës me një polici profesionale e në anën tjetër kemi një strukturë të organizuar kriminale të paligjshme të Serbisë”, theksoi kryeministri Kurti.
Kryeministri foli edhe për aktivitetin e kryer më 29 qershor për targat.
„Sa i përket targave, më 29 qershor, kemi marrë vendim që të gjithë serbët e Kosovës, që kanë një trashëgimi nga koha e Millosheviqit, t’i konvertojnë në tabela legjitime në akronimin KS. Ne kemi bërë një fushatë për stimulimin financiar që qytetarët serbë nuk do të paguanin TVSH-në apo akcizën, që arrin shumën deri në 5 mijë euro. Pastaj dhe vetë Serbia është pajtuar që nuk do të prodhonin tabelat e vjetra që nga viti 2018 dhe ne tani po implemetojmë diçka që është e ligjshme“, theksoi Kurti.
Më parë Stoltenberg është takuar edhe me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq të cilit i dha të njëjtin mesazh, se NATO dhe Kfori janë të gatshme të ruajnë paqën dhe stabilitetin në Kosovë. Stoltenberg ka kërkuar edhe nga Vuçiqi që palët të jenë sa më konstruktive për zgjidhjen e çështjeve politike, ndërsa për sigurinë në Kosovë kujdeset aleanca. Vuçiq hodhi poshtë akuzat se „Serbia po provokon në Kosovë“ duke shtuar se „pala kosovare është ajo që po provokon.“
Në Bruksel nesër mbahet raudi i ri i bisedimeve mes Kurtit dhe Vuçiqit, që vjen pas tendosjeve dhe bllokadave të fundit në veri.