Shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. 24 vjet pas përfundimit të luftës, në Kosovë vazhdojnë të mungojnë ende mbi 1600 persona.

Kjo ditë shënohet në Kosovë me disa aktivitete. Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, organizojnë homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Cani Travel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kanë bërë nderime te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë.

Osmani ka shpreh solidarizimin e saj me të gjitha familjet në Republikën e Kosovës të cilat ende kërkojnë më të dashurit e tyre, të cilët janë zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ajo tha se Serbia nuk po e zbaton marrëveshjen e arritur në Bruksel për hapje të arkivave.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, kishte rreth 6.500 persona të zhdukur. Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.