Shkelzen Doli nderohet me një titull të lartë nga Presidenti i Austrisë Van der Bellen

Violinisti shumë i njohur shqiptar Shkelzen Doli, pjesëtar i Filarmonisë shumë të njohur nga Vjena, është nderuar me 16 dhjetor me një vlerësim të lartë për punën e tij nga Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen. Ai vet njofton se ka qenë në „Një vizitë shumë e veçantë në Kancelarinë Presidenciale Hofburg të Vjenës, për t’u nderuar me titullin „DEKORATË NDERI PËR MERITA NË SHËRBIM TË REPUBLIKËS SË AUSTRISË“ nga Presidenti austriak Dr. Alexander Van der Bellen“.

Shkelzen Doli ka publikuar edhe dekoratën që mori nga Presidenti Van der Bellen, me fjalët se ndjehet shumë i privilegjuar dhe nderuar, por edhe mirënjohës.

Cani Travel

Të nderaur ndjehen edhe të gjithë artëdashësit shqiptarë dhe më gjërë të virtuozit në violinë. Krahas punës si violinist i Filarmonisë, mbase më të njohur të botës, Shkelzen Doli njihet edhe për aktivitetet e tij të shumta muzikore në lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, duke dëshmuar tashmë sa herë interesimin e tij për vendin ku ka rrënjët. Urime!