Liderët rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po bisedojnë sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për rritje ekonomike të rajonit.
Nikoqir i kësaj konference të organizuar nga BE është Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Në nëntor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian prezantoi një plan të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike me Bashkimin Evropian.
Në samitin e Shkupit merr pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.