Sot filloi manovra më e madhe ushtarake e NATO-së që prej dekadash. Për stërvitjen „Steadfast Defender“ aleanca ushtarake perëndimore NATO do të aktivizojë rreth 90.000 forca. Gjermania luan aty një rol të rëndësishëm.
Qëllimi i stërvitjes së NATO-s „Steadfast Defender“ – që do të thotë “mbrojtje e palëkundur” – është demonstrimi i forcës ndaj Rusisë. Aleatët perëndimorë duan që përmes manovrës të shtrirë në kohë për katër muaj në krahun lindor të NATO-s të tregojnë, se janë në gjendje që të reagojnë shpejt dhe fuqishëm.
Sipas kryekomandantit të forcave të NATO-s në Evropë, Christopher Cavoli, kjo është stërvitja më e madhe e aleancës mbrojtëse që prej dekadash.