Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua dje në zyrën e tij nga agjentët e BKH-së, me disa akuza të rënda të si ajo se Veliaj ka kryer “Korrupsion pasiv 9 herë dhe pastrim parash”. Veliaj është arrestuar me urdhër të SPAK. Për bashkëshorten e tij është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, avokati Jordan Daci, shpjegoi se sa dënim rrezikon kryetari i bashkisë së Tiranës, sipas akuzave të ngritura nga SPAK.
“Nëse nisemi nga numri i veprave penale se bëhet fjalë për 9 herë për korrupsion dhe vepra e pastrimit të produkteve të veprës penale, janë akuza të rënda të bëra. Krimet që lidhen me detyrën, janë në nivelin e vrasjes, flas në afate kohore. Deri në 12 vjet është dënimi që jepet për korrupsionin, por do të duhet të shikohet dinamika. Gjithsesi duhet parë nëse gjendet fajtor“, tha Daci.