Albina dhe familja Kelmendi, si përfaqësus të Shqipërisë, ia dolën të kualifikohen në finalen e Eurovisionit që do të mbahet më 13.maj në Liverpool. Ata kanë festuar mbrëmë suksesin e tyre, duke falënderuar shqiptarët për mbështetjen. Kënga e Albinës dhe familjes Kelemendi “Duje” arriti të rrëmbejë zemrat e të gjithëve dhe të kualifikohet e para për natën finale. Mesazhi kryesor i këngës së tyre është ruajtja e lidhjeve të forta mes familjes.
Menjëherë pas përfundimit të spektaklit, Albina e emocionuar ka falënderuar të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen dhe jurinë për besimin që i dhanë asaj dhe familjes dhe çuan Shqipërinë në finale të madhe.
Në një postim në rrjetet sociale, këngëtarja shqiptare thotë se që prej fillimit të rrugëtimit të këngës “Duje” ka besuar në suksesin e saj.
“E kam zemren plot! Emocione unike e shume te medha! E dija, ju kam ndjere qe jeni me mua qe nga dhjetori e deri me sot. Kam besuar qe bashke do t’ja dilnim e ja ku jemi! Bashke drejt finales, me ju te shtunen plot krenari e sukses! Ju dua”, shkruan Albina.
Finalja e madhe e ‘Eurovision 2023’ do të mbahet të shtunën më 13 maj në “M&S Bank Arena” të Liverpoolit, në orën 21:00.