Deputeti gjerman Peter Beyer është „ngopur“ me premtimet e qeverisë së Kosovës

“Të gjitha arsyetimet, që i kemi dëgjuar në këto vite nga qeveritë e ndryshme të Kosovës nuk mund t’i dëgjojmë më, e nuk mund t’i tolerojmë”, tha politikani kristiandemokrat, Peter Beyer, duke folur dje (11.05.2023) në Bundestagun Gjerman. Beyer, i cili është raportues për Kosovën në Parlamentin Gjerman, thotë se është „ngopur me justifikimet e qeverive të Kosovës për moskrijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe“. Ai kërkoi implementimin e së paku një asociacioni në veri të vendit.

Sipas mendimit të P.Beyer, „stabilizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i lidhur ngushtë me qëndrueshmërinë në mbarë Ballkanin Perëndimor. Politikani kristiandemokrat i paraqiti këto qëndrime në mbledhjen e djeshme të Bundestagut gjerman, ku u miratua vendimi për vazhdimin e misionit të Bundeswehrit në Kosovë, që është edhe misioni më i vjetër i ushtrisë gjermane jashtë vendit.

Cani Travel