Shqiptarët e Luginës kërkojnë reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi tha se Serbia nuk ka alternativë tjetër përveç arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Kosovën. Në një intervistë për Radio Kosovën, ai deklaroi se shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë. Pra, ne kërkojmë ndërtimin e një simetrie në të drejta, që do të ishte parakusht për stabilitet mes shteteve në Ballkan, tha Kamberi. 

Ai shtoi se nuk mund të ketë realizim të të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe të pakicave të tjera, nëse Serbia nuk demokratizohet. „Një shtet, i cili formalisht është në procesin e integrimit në BE, por në të cilin përkrahja publike për BE është në nivele më të ulëta, prej se ka filluar procesi i integrimit dhe faktikisht me politikat të cilat i ka, nuk po arrin të shkëputet nga e kaluara. Një shtet si Serbia mund të demokratizohet kur të ballafaqohet me të kaluarën e vet të dhunshme, me krimet të cilat i ka kryer, me ndërprerjen e procedurave të glorifikimit të kriminelëve të luftës“, tha Shaip Kamberi.

Cani Travel