Shqiptarja Ida Kulis në mesin e 10 finalistëve në “Germany’s Next Top Model”

23 vjeçarja Ida Kulis, një vazjë me rrënjë shqiptare, ia doli të kualifikohet në grupin e 10 finalisteve më të bukura në Gjermani. Fjala është për spektaklin e njohur “Germany’s Next Top Model”, në organizimin e modeles së shquar me famë botërore, Heidi Klum. Në konkurrencë kanë qenë 29 vajza.

Ida Kulis, e cila jeton në Köln thotë se me pjesëmarrjen në “Germany’s Next Top Model” ka plotësuar një nga ëndrrat e saj më të mëdha. “Është një hap i madh në botën e modës. Këtu duhet të fillojë karriera ime e modelingut, në mënyrë që të vazhdoj ta ndërtoj më pas“, thotë ajo.

Cani Travel

“Unë i kam prindërit të dy nga Tropoja, por mbiemrin që kam zgjedhur e kam artistik. Jam shqiptare 100%, por Ida Kulis dëgjohet pak më lehtë, sepse jemi edhe në Gjermani dhe e mbajnë mend më mirë“, rrefen Ida. Ajo thotë se “nuk kam ditur si funksionon kjo punë me Heidi Klum. Por, jam ndier shumë mirë, kam mësuar si të sillem me kamerat, sepse kemi pasur edhe shumë intervista me të famshëm, si në anglisht, dhe në gjermanisht”.