Investimet direkte nga Gjermania në Kosovë kanë shënuar rritje për mbi 60 për qind në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021.
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka përpunuar të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, prej ku ka dalë se investimet nga Gjermania në vitin 2022 kanë shkuar në 196 milionë euro. Në vitin 2021, këto investime kanë qenë 122 milionë euro.
Sipas Odës, aktivitetet ekonomike që kanë kontribuar më së shumti në këtë rritje të vlerës së investimeve janë patundshmëria, sektori i financave dhe sigurimeve, duke përfunduar me sektorin e ndërtimtarisë.
“Aktivitetet ekonomike që kanë kontribuar më së shumti në këtë rritje të vlerës së investimeve janë patundshmëria, sektori i financave dhe sigurimeve, duke përfunduar me sektorin e ndërtimtarisë. Investimet e Huaja Direkte nga Gjermania krahasuar me vlerën totale të investimeve që kanë hyrë në vendin tonë janë mbi 25%”, thuhet në njoftimin e Odës.