Simon Simoni nënshkruan me Eintracht Frankfurt

Portieri shqiptar bëhet pjesë e Bundesligës gjermane. Simon Simoni ka nënshkruar kontratë me Eintracht Frankfurt, ekipin që këtë vit ka garuar edhe në Ligën e Kampionëve. Ai do të përfitojë rreth 3.5 milionë euro nga kjo kontratë, plus bonuset, që mund ta rrisin ndjeshëm shifrën, shkruan gazeta Panorama Sport. Me klubin e ri e ka firmosur në kohëzgjatje prej katëve vjet e gjysmë, ndërsa ekipi i tij i deritanishëm, Dinamo do të përfitojë 600 mijë euro për këtë transferim, e varësisht nga aktivizimet mund të marrë një bonus edhe 400.000 euro të tjera.

Simon Simoni është vetëm 18-vjeç dhe konsiderohet si një portjer me shumë perspektivë. Simoni ka kryer edhe kontrollet e mjekut dhe tani është e sigurt se nga janari do t’i bashkohet ekipit të parë.

Cani Travel