Kurti: Serbia po krijon panik në veri!

„Situata në veri të Kosovës është e tensionuar për shkak të panikut që ka krijuar Beogradi“, deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për revistën gjermane „Der Spiegel“. Ai tha se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë presion të madh Serbisë që të zgjedhë mes “Perëndimit dhe Rusisë”.

Kryeministri i Kosovës komentoi edhe kërkesën e Beogradit që i drejtoi KFOR-it për kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë.“Duket se Vuçiçi dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën. Por, ky tren është larguar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”, tha Kurti.

Cani Travel