Skandal në Shtëpinë e Bardhë

Një skandal i paparë deri tani në skenën politike ka ndodhur mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë, ku u takuan presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Bisedimet përfunduan pa nënshkrimin e marrëveshjes për mineralet mes dy vendeve, sepse Trump e përzuri Zelenskyn nga Zyra Ovale, pas takimit të tensionuar.

Cani Travel

Presidenti Trump tha se Zelensky mund të kthehet në Amerikë kur të jetë i gatshëm per paqe. Ai akuzoi Zelenskyn se “po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”, derisa dy liderët shihen duke ngritur tonet brenda Zyrës Ovale. Trump i bëri të qartë presidentit ukrainas se ai nuk do ta mbështesë nëse nuk pranon marrrëveshjen. 

Në një postim në rrjete sociale, Trump ka akuzuar Zelenskyn se nuk është i gatshëm për paqe “nëse është Amerika e përfshirë, sepse ai ndien se kjo përfshirje po i jep avantazh të madh në negociata”.

“Nuk dua avantazh, dua paqe”, ka thënë ai.

“Zelensky nuk e ka respektuar SHBA-në në Zyrën e saj Ovale. Dhe ai mund të kthehet kur është i gatshëm për paqe”, ka thënë Trumpi.

Bota ka mbetur e habitur dhe e tronditur pas fjalëve dhe vendimeve të presidentit amerikan. Reagimet janë shumë të ashpra.

BE, Gjermania dhe shumë vende e kanë mbështetur Zelenskyn, duke shprehur solidaritet me Ukrainën dhe duke e dënuar sjelljen e Trumpit.

„Kijevi mund të mbështetet te Gjermania dhe Evropa“, tha kancelari gjerman Scholz. Presidenti francez Macron kërkoi respekt për Ukrainën. Kryeministri i Polonisë Tusk ka shkruar në X: „Të dashur miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm“.