Sonte në Berlinale: Premiera e filmit kosovar ‘Mua besoj më shpëtoi portreti’ 

Filmi i ri i artistit dhe regjisorit kosovar Alban Muja, ‘Mua besoj më shpëtoi portreti’ do të ketë sonte premierën botërore në kuadër të seksionit prestigjioz Forum Expanded të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Berlinale. Seksioni Forum Expanded është një platformë e njohur për promovimin e filmave që sfidojnë format tradicionale të kinemasë dhe ofrojnë një vizion të ri dhe eksperimental.

Ky film prekës 10-minutësh trajton tema të mbijetesës, qëndresës dhe fuqisë transformuese të artit  gjatë Luftës së Kosovës. Datat e shfaqjes në Berlinale 75 do të me 16 – 17 – 22 shkurt .

Cani Travel