Sot dhe nesër bëhen hapat e fundit drejt liberalizimit të vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian do të votojë sot për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës. Nesër pritet nënshkrimi i vendimit përfundimtar.

Parlamenti Evropian sot e voton tekstin për të cilin janë marrë vesh vendet e Bashkimit Evropian, që edhe shtetasit e Kosovës të udhëtojnë lirshëm pa viza në zonën Schengen. Pas hedhjes në votim edhe në PE, hapat e mbetur për këtë proces janë: Akti ligjor duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit Evropian. Nënshkrimi pritet nesër më 19 prill. Më pas vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare, ndërsa liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin e dakorduar, më së largu më 1 janar 2024.

Cani Travel

Në këtë mënyrë pritet të përfundojë rruga e stërzgjatur e liberalizimit, që Kosova e ka nisur para plot 12 vitesh.