Sukses i jashtëzakonshëm i Ylfete Fanaj – zgjidhet ministre kantonale në Zvicër!

Ylfete Fanaj është shqiptarja e parë që zgjedhet ministre kantonale në Zvicër. Ajo fitoi përfaqësimin e kantonit të Lucernit dhe kjo shënon edhe postin më të lartë ekzekutiv që një shqiptare mban në Zvicër.

Më 2 prill 2023, u mbajt raundi i parë i zgjedhjeve të qeverisë së Lucernit për periudhën 2023-2027. Në raundin e dytë, Fanaj fitoi garën për kantonin e Lucernit me 45.053 vota ndaj Claudia Hauserme 39,674 vota. 

Cani Travel

Ylfete Fanaj ka kaluar deri më tani të gjitha shkallët e karrierës politike në niveli  komunal dhe atë katonal. Ajo është e pranishme në poilitikën e Lucernit që prej 16 vitesh. Ajo ka realizuar dy mandate në Parlamentin e Kantonit, duke u zgjedhur në vitin 2021 edhe kryetare e Parlamentit, që ishte posti më i lartë i mbajtur ndonjëherë nga një politikan me prejardhje të huaj, jo vetëm në Kantonin e saj.

Ylfete Fanaj ka lindur në vitin 1981 në komunën e Prizrenit. Ajo jeton në Zvicër nga mosha 9 vjeçare, kur i është bashkuar prindërve, të cilët që me parë jetonin këtu.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ylfete Fanajn për zgjedhjen e saj si ministrja e parë kantonale me prejardhje nga Kosova, njëherësh gruaja e parë kosovare, së cilës i besohet një detyrë ekzekutive.

“Në vitin 2021, pata kënaqësinë ta takoj znj. Ylfete Fanajn, në cilësinë e kryetares së Parlamentit të Luzernit në Zvicër dhe ta përgëzoj për sukseset e saj prej vitesh në shtetin helvetik. Ajo dëshmoi zell dhe vendosmëri për përmirësimin dhe avancimin e politikave për të gjitha komunitetet pa përjashtim”, ka thënë Osmani, duke shtuar se sot, kam kënaqësinë ta uroj me zemër që u bë ministrja e parë kantonale me prejardhje nga Kosova, njëherësh gruaja e parë kosovare, së cilës i besohet një detyrë ekzekutive.

“Ylfetja është frymëzim për gratë e vajzat tona dhe dëshmi se me punë dhe përkushtim gjithçka është e arritshme. Ajo është ndër përfaqësueset më të denja të mërgatës sonë, e cila është pjesë vitale e shtetit të Kosovës. E nderuar Ylfete, të prifshin sukseset dhe qofsh urë e fortë lidhëse e Republikës së Kosovës me Zvicrën”, ka thënë Osmani.

Edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Ylfete Fanajn që u zgjodh ministre në qeverinë kantonale në Luzern.Kurti ka thënë se të arriturat e Fanajt janë inspirim dhe udhërrëfim për mërgatën në Zvicër.