Sukses i Taekwondistëve të rinj Jon Gashi dhe Elion Agushi

Taekwondistët e rinj, Jon Gashi dhe Elion Agushi, janë kthyer me dy medalje nga gara ndërkombëtare „European Multi Games 2023 G1/E2“, të mbajtur në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës. 

„Taekwondistët e rinj, bursistë të  „Shpresa Olimpike 2023“, Jon Gashi dhe Elion Agushi, janë kthyer me dy medalje nga gara ndërkombëtare „European Multi Games 2023 G1/E2″, të mbajtur në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës. Gashi në grupmoshën junior, kategoria -73, fitoi medaljen e artë pas tri fitoreve dhe një raundi të kaluar pa luftë. Agushi, grupmosha junior, kategoria -63 kg, fitoi të bronztën pas tri fitoreve e një humbje“, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.

Cani Travel