Një 23-vjeçar sirian sulmoi dje disa kalimtarë në qendër të qytetit në Villach në Austri. Si pasojë e këtij sulmi, mbetet i vdekur një 14 vjeçar, kurse katër persona janë lënduar, disa prej tyre janë në gjendje të rëndë, bëri të ditur policia austriake.
Sipas policisë, autori i dyshuar është një 23-vjeçar sirian me leje qëndrimi në Austri. Ai u arrestua menjëherë pas krimit.
Ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner tha se hetuesit supozojnë se sulmuesi kishte motive islamiste.