Gjatë ditës së djeshme (05.04.2023), në disa lande të Gjermanisë ka pasur sulme kibernetike kundër faqeve të internetit të autoriteteve të sigurisë. Siç bëhet e ditur, fjala është për sulme kundër faqeve të policisë në Brandenburg, Berlin, Schleswig-Holstein, Saksonia e Poshtme, Saksoni-Anhalt dhe Mecklenburg-West Pomerania. Supozohet se pas këtyre sulmeve qëndrojnë hakerët pro-rus.
„Ka lajme se një grup hakerësh rus ka marrë përgjegjësinë për sulme ne fjalë “, tha një zëdhënëse e policisë së Brandenburgut. “Por kjo nuk do të thotë se është vërtet kështu.“ Edhe autoritetet e policisë në Saksoninë e Ulët supozojnë se sulmet kanë një sfond pro-rus. Mirëpo, hetimet duhet të tregojnë se kush qëndron vërtet pas këtyrë sulmeve.