Më 17 prill në Berlin shfaqet filmi dokumentar “Ne kujtojmë! 3.0 – Gjenerata e tretë tregon“, ku bëhet fjala për për shpëtimin e hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore nga familjet shqiptare. Ky aktivitet organizohet nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë OASA, organizata e akademikëve shqiptaro-gjermanODA dhe Fondacioni gjerman EVZ (Erinnerung, Verantwortung und Zukunft).
Në ftesën për këtë shfaqje të veçantë kujtohet historia e shpëtimit të hebrenjve nga familjet shqiptare. „Në kohën më të errët të njerëzimit, kur hebrenjtë persekutoheshin dhe shfaroseshin nga regjimi nazist në të gjithë Evropën, ekzistonte një shoqëri civile në të cilën po shkruhej një histori tjetër. Megjithëse Evropa Juglindore ishte nën pushtimin gjerman, shoqëria civile shqiptare dhe vendi i vogël i pushtuar Shqipëria refuzoi të dëbonte qytetarët e saj hebrenj dhe i mbrojti ata me çdo kusht.“