Sylvihno nderohet me çmimin „Shqiponja e Artë“

Në Samitin e Diasporës në Tiranë, kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama i ka dorëzuar çmimin “Shqiponja e Artë” trajnerit të kombëtares shqiptare, Sylvihno.

“Shqiptar mund të lindësh, shqiptar mund të bëhesh. Dhe këtë shqiponjë e kam për një shqiptar në lindje e sipër.”, tha Rama. Sylvinho falënderoi në gjuhën shqipe duke thënë: “Mirëmbrëma! Shumë falemnderit.”

Cani Travel

Kombëtarja shqiptare me trajnerin e saj, Sylvihno, u kualifikua për Kampionatin Evropian në Futboll, i cili mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.