Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, tha se deri më tani 151 mjekë i kanë kërkuar dokumentet e nevojshme, të cilat u duhen për të lidhur kontrata pune në shtete të tjera ose oda të mjekëve në shtete perëndimore.
Duke folur në Tëvë1, Sejdiu tha se trendi i filluar 2-3 vjet më parë me largimin e mjekëve nga sistemi shëndetësor në Kosovë po vazhdon njëjtë, dhe shtoi se nga 1 janari i vitit të ardhshëm ky numër mund të rritet.
“Frika jonë është se liberalizimi i vizave, me shumë lehtësime për bashkime familjare do të jetë një disavantazh për ne”, tha Sejdiu.