Tajlanda ka hequr vizat për shtetasit e Kosovës, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Kosovës.
Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme është thënë se qytetarët e Kosovës do të mund të qëndrojnë pa viza në Tajlandë deri në 60 ditë brenda vitit, për qëllime turizmi apo biznesi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj këtij lajmi, duke thënë se pasaporta e Kosovës po vazhdon të forcohet secilën herë e më shumë.
Deri më tani, shtetasit e Kosovës kanë mundur të udhëtojnë pa viza në 50 shtete të botës, ndërsa mund të pajisen me viza sapo të mbërrijnë në 39 vende tjera.