Ministria e Brendshme e Gjermanisë ndaloi revistën Compact të ekstremistëve të djathtë, duke e akuzuar atë si “zëdhënëse të skenës ekstremiste të krahut të djathtë” dhe nxitëse të urrejtjes ndaj hebrenjve dhe të huajve.
Revista Compact, për të cilën thuhet se është zëdhënëse e krahut radikal të partisë djathtise Alternativa për Gjermaninë (AfD), ka një tirazh prej 40,000 dhe një prani të gjerë në mediat sociale, njoftojnë mediat gjermane.