Të rinjtë e AfD shpallen organizatë ekstremiste

Zyra Gjermane për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues e ka shpallë organizatën rinore të AfD-së, “ „Junge Alternative“ si organizatë ekstremiste djathtiste. Ky vendim u mor pas një vëzhgimi katërvjeçar. Përveç organizatës rinore të partisë AfD (Alternativa për Gjermaninë), si organizata ekstremiste të djathta u shpallën edhe shoqatat „Një përqind“ dhe „Instituti për Politikën Shtetërore“, të cilat në mesin e politologëve njihen si pjesë e lëvizjes së ashtuquajtur „E djathta e re“.

“Nuk ka më asnjë dyshim se rinia e partisë Alternativa për Gjermaninë (AFD) ndjek qëllime që janë kundër rendit kushtetues të Republikës Federale të Gjermanisë”, tha Thomas Haldewang, drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues. Që nga viti 2019, kji zyre e ka vënë nën vëzhgim organizatën rinore AfD, duke monitoruar aktivitetet e saj për shkak të dyshimeve për ekstremizëm.

Cani Travel

Të rinjtë e AfD-së, siç u tha, përpiqen t’i karakterizojnë emigrantët që vijnë nga vende jashtë Evropës si grupe që nuk mund të integrohen në shoqërinë gjermane, duke përhapur armiqësi dhe duke nxitur urrejtje ndaj këtyre grupeve të emigrantëve. Shpallja e këtyre organizatave si të djathta ekstreme i mundëson Zyrës për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues të monitorojë më nga afër aktivitetet e anëtarëve të saj.

Ky vendim është një goditje politike për partinë AfD, e cila u themelua në vitin 2013 dhe aktualisht është partia më e fuqishme e ekstremit të djathtë në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore. Aktualisht, kjo parti, sipas disa sondazheve, ka rreth 15 për qind mbështetje të votuesve në Gjermani.