21 ndërmarrëse nga Kosova dhe Bizneset shqiptare në Gjermani do të qëndrojnë disa ditë në Gjermani ku do të kenë takime të rëndësishme me afaristët gjermanë, me përfaqësuesit e biznesve në landin Renania Veriore – Vestfalia (NRW), e do të kenë edhe prezantime të rëndësishme para publikut dhe biznesve shqiptare e gjermane. Ndërmarrëset na Kosova do të qëndrojnë në Gjkermani më datën 28 dhe 29 prill.
Takimet do të zhvillohet Essen dhe në Dyseldorf të Gjermanisë. Me 28 do të ketë një takim shumë të rëndësishëm me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë (IHK) dhe më pas do të vizitohet kompani Kelmendi GmbH. Ndërsa më 29 prill 2023, do të mbahet një konferencë nga ora 09:00-15:00 në Hotel „NH Dusseldorf City Nord“.
Kjo vizitë mbështetet nga USAID Compete Activity në Kosovë, Germin dhe Unionit të Bizneseve shqiptare-gjermane në Gjermani, dhe kështu vazhdon implementimi i projektit “Diaspora për Gratë Ndërmarrëse” i cili ka për qëllim të lehtësojë lidhjen e bizneseve në pronësi /ose të menaxhuara nga Gratë në Kosovë, me bizneset dhe profesionistët në mërgatë.
Qëllimi i vizitës është rritja e mundësisë së bashkëpunimit mes ndërmarrëseve nga Kosova dhe bizneseve në diasporë, kryesisht në lanin NRW, në mënyrë që të rritet edhe eksporti në Gjermani.
Gratë ndërmarrëse të cilat janë pjesë e projektit, vijnë nga sektorët e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK); Përpunimit të ushqimit; Përpunimit të drurit. Është ky një shans i mirë për ndërlidhjen mes bizneseve, ndaj organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të përfaqësuesve të bizneseve në këtë takim.