Një grup i të rinjve shqiptarë me origjinë nga Kosova dhe vende të tjera ka qenë këtë javë pjesë e një projekti shumë interesat, të organizuar nga Shoqata Kosovaro-Gjermane, të cilën e drejton Jens Kuderer. Në këtë grup ishin edhe 13 pjesëmarrës shqiptarë. Ata kanë vizituar Parlamentin Evropian në Strasburg të Francës, ku kanë takuar edhe autoritetet më të larta atje – nënkryetarin e Parlamentit Evropian Rainer Wieland dhe disa eurodeputetë.
Edhe kosovarët pjesë e Evropës
Organizatori i udhëtimit, Jens Kuderer, në një bisedë me Diaspora Today, në prag të udhëtimit tha se qëllimi kryesor është që edhe të rinjtë nga Kosova të njoftohen me institucionet dhe vlerat më të rëndësishme evropiane. Ndërsa koordinatorja e pjesëmarrësve shqiptarë Brenda Ademi falënderon organizatorët „që edhe pjesëmarrësve me origjinë shqiptare u mundësua të bashkëbisedojnë me eurudeputët dhe të jenë pjesë e vlerave të mirëfillta demokratike.
Për Diaspora Today ajo thotë se kjo ishte një eksperiencë e jasthëzakonshme. Gerta Miftari, një shkrimtare e re 17-vjeçare, e cila jeton në Bavari, dhe që ka botuar edhe një libër në gjuhën angleze (“The cold hearted mafia boss“) thotë se ajo që ka vërejtur menjëherë është „diversiteti i popujve gjithandej“. Gerta është e lumtur që ishte pjesë e projektit, ndërsa ajo më së shumti ishte e interesuar të njoftohet me funskionimin e Parlamentit Evropian.
„Ishte një ndjenjë krejt tjetër të shohësh gjërat në vendin e ngjarjes dhe të shohësh interesimin e njerëzve për këtë“, thotë shkrimarja e re.
Vizita në institucionin më të lartë legjislativ
Ndërsa Berlind Muji, jurist që punon dhe jeton në Freibourg shkruan: “EYE 2021 është një ngjarje që e plëtëson çdp jurist në rrugetimin e tij”. Ai ishte më së shumti i impresionuar me vizitën në Parlamentin Evropian, si institucionin më të lartë legjislativ, që për te, si jurist i ri, paraqet një motiv tjetër në punën e përditshme.
Ndërsa studetja në Universitetin e Heidelbergut, Gjentile Bajra pohon se takimi i rinisë evropiane në Parlamentin Evropian ishte një mundësi shumë e mirë për të shkëbyer përvojat dhe mendimet me studentë të tjerë ndërkombëtarë. “Kjo na dëshmon se edhe ne jemi pjesë e Bashkimit Evropian”, thotë ajo.
„Dëshmuam vlerat tona demokratike“
Gjatë kësaj vizite, që zgjati prej 8-10 tetor, të rinjtë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut kanë pasur mundësi të shkëmbejnë mendime dhe përvoja së bashku. Vëllezërit Erjon dhe Eris Zeneli, thonë se ishte kënaqësi të njoftojnë studentë të tjerë nga Kosova dhe vende të tjera të Evropës. “Gjatë këtyre tre ditëve ne patëm rastin të dëshmojmë vlerat tona demokratike para pjesëmarrësve të tejrë, por edhe deputetëve të PE”.
Pjesëmarrësit kanë debatur për temat politike në Ballkan, në fushën e ekonomisë, për pandeminë, energjinë dhe sfida të tjera bashkëkohore.