Christopher Hill – ambasadori i ri amerikan në Serbi

Presidenti amerikan Joe Biden ka vendosur që në Beograd të dërgojë një prej diplomatëve më të njohur në Ballkan, që ka qenë i përfshirë në ngjarjet më të rëndësishe në 25 vitet e fundit: Christopher Hill.

Ai ka qenë i përfshirë edhe në konferencën e Rambujesë, pas të cilës është vendosur që të bombradohen caqet serbe, pasi që pala serbe nuk e nënshkruajti Marrëveshjen e Rambijesë.

Cani Travel

Miqësia SHBA-Kosovë

Christopher Hill ka qenë i përfshirë edhe në shumë aktivitete të tjera në Kosovë dhe ato që kanë të bëjnë me Kosovën. Në vitin 2013, për shembull, ai thoshte se: „Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përcaktuara që të mos i ndryshojnë raportet me Kosovën dhe se me përparimet që po bën shteti i Kosovës, po nderon të kaluarën, të tashmen dhe gjeneratat që vijnë“.

Hill rekomandonte asokohe se Kosova duhet të ndërtojnë raporte të mira me fqinjët dhe se kjo e ndihmon Kosovën në përpjekjet e saj që të jetë pjesë të Bashkimit Evropian dhe strukturave euroatlantike. Ambasadori i ri në Beograd thoshte se SHBA dhe Kosova „do të mbeten përherë vende mike“.

Zëvendësi i „buldozerit“

“Shumë gjëra në botë ndryshojnë. Bota ndryshon çdo ditë. Por një gjë që kurrë nuk do të ndryshojë: Ne gjithmonë do të jemi afër Kosovës dhe Kosova gjithmonë do të mbetet afër nesh”. Hill është një prej njohësve më të mirë të Ballkanit. Ai ishte edhe zëvendës i „buldozerit“ Richard Holbrook, negociatorit kryesor amerikan gjatë bisedimeve në Dejton, por edhe një prej diplomatëve që më së shumti është angazhuar rreth zhvillimeve në Kosovë. Christopher Hilla ka qenë edhe i dërguar i posaçëm i SHBA-së në Kosovë, ambasador në Irak, Kore të Jugut, Poloni, Maqedoni të Veriut, e një kohë të shkurtër edhe në Shqipëri.