Thaçi: Nuk jam fajtor!

„Hashim Thaçi nuk ka pasur fuqi komande në Ushtrinë Çlimitare të Kosovës gjatë periudhës për të cilën flet aktakuza“, tha sot (04.04.2023) avokati i tij, Gregory Kehoe, duke folur në ditën e dytë të gjykimit të katër ish tre ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së në Gjykatën e Hagës. Ata akuzohen nga kjo gjykatë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Avokati Kehoe theksoi se „Thaçi nuk e kontrolluar UÇK-në“, siç pretendon prokuroria. Mbrojtja e ish presidentit të Kosovës pohoi se pushteti gjatë luftës ishte në duart e komandantëve të zonës e jo te Shtabi i Përgjithshëm, pjesë e së cilës ishte Thaçi. Po ashtu, ata theksuan se Thaçi disa herë pas luftës ka bërë thirrje që të ndalet dhuna ndaj serbëve lokalë dhe që ata të mos largohen nga Kosova.

Cani Travel

Dhomave të specializuara në Hagë iu drejtua sot edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili shprehu keqardhje për të gjitha viktimat gjatë konfliktit në periudhën e viteve 1998-99. Ai përsëriti edhe kësaj here se ështi plotësisht i pafajshëm dhe kërkoi proces transparent, të drejt dhe të shpejtëThaçi hodhi poshtë të gjitha akuzat që ia ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Unë jam i pafajshëm për të gjitha këto akuza. Por, jam gati të përballem me këtë sfidë të re dhe të kem sukses për familjen time, popullin tim”, tha Thaçi. Thaçi tha se ky gjykim ka hequr „renë e zezë“ mbi Kosovën, sa i përket pretendimeve të ish-senatorit amerikan, Dick Marty, për trafikim organesh nga UÇK-ja. „Tani e dimë se edhe unë edhe UÇK-ja, populli i Kosovës dhe gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Pra, kjo sakrificë ia ka vlejtur“, tha Thaçi. Ai theksoi gjithashtu se “qytetarët e Kosovës nuk donin luftë, por se lufta iu imponua”.