Aktori i njohur shqiptar Kasem Hoxha, i cili shumë shpesh mund të shihet edhe në televizionet gjermane në projekte të ndryshme, e ka aktruar madje edhe në serialin e njohur „Tatort“, bën të ditur se sonte feston premierën botërore filmi „The Albanian Virgin“, i cili merr pjesë edhe në konkurimin zyrtar GRAND PRIX të festivalit Warsaw International Film 37!
Tre vite më parë në këtë festival ka pasur një sukses shumë të madh edhe filmi „DELEGACIONI“, duke fituar një prej çmimeve më të mëdha të festivalit!
Në premierë është një pjesë e madhe e ekipit që ka xhiruar këtë film. Urojmë që edhe ky film të ketë sukses në festival, si shumë projekte të tjera shqitpare që kanë shkëlqyer gjithandje në festivalet ndërkombëtare.
Diaspora Today promovon vlera!