Tiranë: Kaos në Parlamentin e Shqipërisë

Opozita ka bllokuar edhe sot zhvillim normal të seancës plenare në Parlamentin e Shqipërisë ashtu siç kishte paralajmëruar.

Para fillimit të mbledhjes së sotme, opozita ka hyrë në sallë duke ndërmarrë hapin e radhës së aksionit të tyre.

Cani Travel

Opozitarët kanë hequr karriget e deputetëve socialistë dhe i kanë përmbysur në mes të sallës.

Bëhet e ditur se Garda ka ndërhyrë duke u vendosur në vendin e foltores dhe se mes punonjësve të Gardës dhe deputetëve të opozitës ka pasur përplasje.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi në parlament se Edi Rama ka planifikuar të përdorë dhe ushtrinë si në vitin 1990, por asgjë nuk e shpëton.

„Le të përdorë ç’të dojë, por asgjë nuk e shpëton atë nga revolta, nga revolta e popullit opozitar për kushtetutën dhe të drejtat e tij”, tha Berisha.