Gjermani: Ndalohen Hamasi dhe Samidoun

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser ka ndaluar veprimtarinë e, siç thuhet në kumtesë, „organizatës militante islamike palestineze Hamas dhe rrjetit pro-palestinez Samidoun.“ U vendos gjithashtu që rrjeti Samidoun të shpërbëhet.

„Antisemitizmi nuk ka vend në Gjermani, ne do ta luftojmë atë me të gjithë fuqinë“, tha ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser duke shpjeguar vendimin e sotëm.

Cani Travel

Kancelari gjerman, Olaf Scholz në një deklaratë qeveritare më 12 tetor paralajmëroi  ndalimin e veprimtarive të organizatave Hamas dhe Samidoun.