Sot në Tiranë mbahet një marshim, ku do të kërkohet drejtësi për Liridona Ademaj-Murselin, e cila u vra para disa ditësh në Prishtinë.
Sipas njoftimit, marshi fillon në orën 11:30 dhe nis nga Ministria e Brendshme drejt Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin e Shqipërisë.
Marshi organizohet nën parullat “#drejtësipërLiridonen” dhe “#NdalFemicidit”.
Liridona Murseli u vra më 29 nëntor në Sinidoll të Prishtinës. Për vrasjen e saj janë arrestuar tre persona, në mesin e të cilëve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.