Gjermani: Vazhdon trendi i uljes së inflacionit

Inflation in newspapers

Zyra Federale e Statistikave njoftoi në nëntor të vitit 2023 inflacioni në Gjermani është rritur vetëm 3,2% krahasur me një vit më parë. Ky është niveli më i ulët i inflacionit që nga qershori 2021, kur inflacioni ishte 2,4%.

Situata në nivelin e Eurozonës është edhe më e mirë, sepse në këtë zonë inflacioni në nëntor ka qenë vetëm 2,4 për qind.

Cani Travel

Sipas të dhënave zyrtare, në Gjermani është rritur në nëntor niveli i rrogës reale për 0,6%. Kjo do të thotë se është rritur aftësia blerëse e qytetarëve në nëntor, por në sondazhet e bëra në mediat gjemrane thuhet se vetëm rreth 10 % thonë se vërtet e kanë vërejtur se në nëntor mund të blejnë më shumë për të njëjtat para, ndërsa 90 për qind thonë se ata nuk kanë vërejtur kurrfarë ndryshimi pozitiv.