Tre ministra shqiptarë në qeverinë e re të Malit të Zi

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi zgjodhën sot qeverinë e re.

Për zgjedhjen e qeverisë së re votuan gjithsej 66 deputetë, nga të cilët 46 ishin pro, 19 kundër dhe një abstenoi.

Cani Travel

Kryeministër i Malit të Zi është lideri i Lëvizjes Evropa Tani (PES), Milojko Spajiq.

Në qeverinë e re janë edhe tre ministra që vijnë nga partitë politike shqiptare: Nik Gjeloshaj, Fatmir Gjeka dhe Marash Dukaj.

Nik Gjeloshaj është zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fatmir Gjeka është ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve dhe Marash Dukaj është ministër i Administratës Publike.