Turqia njeh patentë shoferët e Shqipërisë

Në pranverë, shtetasve shqiptarë që jetojnë në Turqi, do t’ju njihen patentat e shoferëve që kanë marrë në Shqipëri çka do të jetë e vlefshme edhe për shtetasit turq që jetojnë në Shqipëri.

Parlamenti turk ka miratuar marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të makinava. Miinistri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka falënderuar homologun e tij, Hakan Fidan gjatë takimit që ka zhvilluar dje në Tiranë, si pjesë e një turi rajonal.

Cani Travel

“Përshëndesim miratimin nga Parlamenti turk dhe mirëpresim hyrjen sa më parë të saj në fuqi”, tha Hasani.