Lajçak viziton sot Kosovën

epa08493767 EU Special Representative for the Pristina-Belgrade Dialogue, Miroslav Lajcak speaks during a press conference following a three-day official visit in Pristina, Kosovo, 18 June 2020. EU Special Representative Miroslav Lajcak is on a three-day official visit in Kosovo. EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Ndërmjetësi i BE në dialogun Kosovë-Serbi, sllovaku Mirolav Lajçak ka qëndruar të hënën në Serbi, ku është pritur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Ata kanë biseduar për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ndërsa sot Lajçaki do të vizitojë Kosovën, ku do të takohet me zëvendëskryeministrin njëkohësisht kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin.

Takimi eventual me kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti akoma nuk është konfirmuar. Miroslav Lajçak, ka folur rreth takimit që ka zhvilluar dje me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Në një postim në X, Lajçak ka thënë se me Vuçiqin ka folur për situatën aktuale në dialog.

Cani Travel

“Në diskutimin tonë, u fokusuam në perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar ai.

Kurse, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq takimin me Lajçakun e ka vlerësuar si konstruktiv dhe shumë korrekt.

“Vura në dukje domosdoshmërinë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për mbajtjen sa më të shpejtë të zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës dhe kërkova mbështetjen e BE-së në ndalimin e provokimeve të mëtejshme që vijnë nga Prishtina. Ritheksova gatishmërinë e Republikës së Serbisë për të përmbushur detyrimet e saj, në përputhje me marrëveshjet ligjore ndërkombëtare, duke respektuar Kushtetutën e Republikës Serbe dhe Kartën e OKB-së”, ka shkruar në Vuçiq në Facebook.

Mandati i diplomatit llovak në këtë post është vazhduar nga Këshilli i Bashkimit Evropian deri në gusht të këtij viti. Në maj në BE mbahen zgjedhjet për eurodeputetë të tjerë.