Turqit në Gjermani festojnë fitoren e Erdoganit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka fituar sësirsh në zgjedhjet presidenciale në këtë vend dhe ka siguruar mbetjen në pushtet edhe për pesë vite të tjera. Shumë turq që jetojnë në Gjermani festuan mbrëmë (28.05.2023) fitoren e presidentit aktual Erdogan në zgjedhjet presidenciale në Turqi. Ata organizuan autokolona dhe marshime nëpër shumë qytete gjermane, si në Berlin, Frankfurt, Hamburg, Mynih, Duisburg… 

Makinat që u binin borive dhe që ishin të zbukuruara me flamuj turq kaluan nëpër rrugët e disa qyteteve gjermane. Sipas policisë, festimet kanë qenë kryesisht paqësore. Mirëpo, në Mannheim kishte edhe incidente. Disa objekte u hodhën drejt punonjësve të policisë dhe pjesëmarrësit në autokolona u përplasën me këmbësorët. Mirëpo, askush nuk u lëndua.

Cani Travel

Sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolu, Erdogan mori 67.4 për qind të votave të shtetasëve turq që jetojnë në Gjermani. Pra, Erdogan kaloi dukshëm më mirë tek votuesit në Gjermani sesa në përgjithësi.

Ministri i Bujqësisë në qeverinë gjermane, Cem Özdemir kritikoi ashpër sjelljen e turqve në Gjermani në votime dhe pas tyre. Ai tha se „mbështetësit e Erdoganit në Gjermani festuan pa pasur nevojë të përgjigjen për pasojat e zgjedhjes së tyre“. Özdemir ka frikë se ultra-nacionalizmi dhe fundamentalizmi tani do të përhapen edhe më fuqishëm në Gjermani falë imamëve të rinj nga Ankaraja.