Mbushen 30 vjet nga sulmet tragjike ekstremiste kundër familjes Genç

Sot mbushen 30 vjet nga ngjarja tragjike në qytetin gjerman Solingen. Më 29 maj 1993, pesë persona humbën jetën kur ekstremistët e djathtë i vunë zjarrin shtëpisë së familjes turke Genç. Me këtë rast, humbën jetën katër anëtarë të familjes Genç dhe një person tjetër. Ky sulm konsiderohet si një nga krimet më të rënda raciste në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë.

Katër autorë të krimit e ndezën zjarrin për shkak të urrejtjes ndaj të huajve.  Ata u dënuan më vonë me burgime të gjata.

Cani Travel

Me rastin e 30-vjetorit të sulmit racist në Solingen, Presidenti i Gjermanisë, Frank Steinmeier do të marrë pjesë në manifestimin përkujtimor në këtë qytet. Në këtë ngjarje do të jetë i pranishëm edhe zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Yasin Ekrem Serim.