Talat Xhaferi – kryeministër i parë shqiptar i në Maqedoninë e Veriut

Talat Xhaferi është zgjedhur sot kryeministër i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, duke hyrë në histori si shqiptari i parë që do të mbajë këtë post në këtë shtet.

Në zgjedhjen e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, nga 111 deputetë, në votime morën pjesë 69, ku 66 votuan për dhe 3 deputetë votuan kundër, asnjë abstenim.

Cani Travel

Në ekspozenë e tij Xhaferi, në detyrën e tij si kryeministër i qeverisë teknike, ka premtuar mbajtjen dhe avancimin e lidhjeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, aleancën e NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe zbatimin e plotë të parimeve dhe vendimeve të marrëveshjeve të rëndësishme për marrëdhëniet ndëretnike.

Qeveria teknike të cilën nga sot do ta drejtojë Talat Xhaferi, do të zgjasë 100 ditë dhe do të përkujdeset që zgjedhjet presidenciale e parlamentare, që do të mbahet në Maqedoninë e Veriut të jenë të rregullta, të drejta dhe demokratike. 

Allianz Kokollari

(RTK)