„Heroinat e heshtura – gratë shqiptare ndërmjet traditës dhe vetëvendosjes“. Kjo është tema e takimit që mbahet më 08. maj 2022 (ora 17:00) në „Altes Pfandhaus“, në Këln, në organizimin e shoqatës URACult, e cila merret me prezantimin e vlerave kulturore të krijuesve nga Evropa Juglindore, njofton Diaspora Today.
Në këtë takim do të prezantohet libri i ri i shkrimtares dhe gazetares Dr. Lindita Arapi „Të murosurat“, e në vazhdim do të diskutohet për temën e pozitës së grave shqiptare. Moderatore e debatit është Adelheid Feilcke, drejtuesja e redaksisë Europa në Deutsche Welle.
Pjesëmarrës të kësaj mbrëmjeje kulturore do të jenë edhe Elda Sorra, Safedin Rreci dhe Zana Niedermeyer. Në pjesën muzikore të programit do të interpretojnë Jola Shkodrani (violonçel) dhe Mirela Zhulali (piano).