Vazhdojnë pritjet tek Dheu i Bardhë

Tek pika kufitare “Dheu i Bardhë” duhet pritur mbi një orë për të hyrë në Kosovë, ndërsa tek kufiri i Merdares deri 15 minuta, njofton sot Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Kolona e veturave tek Dheu i Bardhë është 800 metra.

Bëhet e ditur gjithashtu se në vendkalimin kufitar në Muçibabë, për të hyrë në Kosovë duhet pritur vetëm 15 minuta. Ndërkaq në Mutivodë pritjet janë 30 minuta.

Cani Travel

Në vendkalimet e tjera kufitare nuk raportohet për kolona, pasi pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova janë 03-05 minuta.