Kuvendi i Kosovës organizon edhe sivjet aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. Sot dhe nesër (24.dhe 25.07.2023) Kuvendi hap dyert për qytetarë nga diaspora që këto ditë gjenden për pushime në Kosovë.
Zyra për media e Kuvendit të Kosovës bën të ditur se „të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur nga ora 8:00 – 16:00”.