Vazhdon paraburgimi i të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt – bashkëshorti i saj, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, vazhdojnë të jenë në paraburgim. Atyre iu është caktuar vazhdimi i paraburgimit edhe për dy muaj.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë thuhet se “pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P, dhe K.K,  Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që tre të pandehurve iu vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 31.12.2023 deri më datë 29.02.2024”.

Cani Travel

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor në Prishtinë.