Distria Krasniqi – e para në botë

Distria Krasniqi e ka mbyllur vitin 2023  me sukses të madh. Ajo është renditur e para në nivel global në sportin e xhudos për këtë vit.

Xhudistja kosovare ka grumbulluar 7715 pikë gjatë vitit 2023 në kategorinë e saj. Ajo ka fituar një medalje të artë, katër të argjendta dhe një të bronztë.

Cani Travel

Krasniqi tani bëhet gati për Olimpiadën e Parisit, ku synon sërish medalje.