Sipas Institutit Ifo në Mynih, në Gjermani po vazhdon rënia e inflacionit. Sondazhi i fundit i Ifo mbi pritjet e çmimeve të kompanive tregoi vlerën më të ulët që nga marsi 2021, tha shefi i ekonomisë së Ifo, Timo Ëollmershäuser.
Inflacioni në shkurt në Gjermani ishtë 2.5 për qind. Të dhënat për mars nuk janë publikuar ende, por analistët ekonomikë vlerësojnë se ai do të jetë rreth 2.2 për qind.
Pritet se trendet pozitive do të vazhdojnë dhe se inflacioni në verë në Gjermani do të jetë rreth dy për qind.